Author Topic: Skeleti i njeriut  (Read 5780 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline toni

  • Global Moderator
  • VIP
  • *****
  • Posts: 3.653
  • Postimet: +3/-1
  • Gender: Male
Skeleti i njeriut
« Reply #1 on: May 18, 2009, 04:51:50 PM »
Skeleti është një strukturë e brendshme kockash që mban trupin e një organizmi kurrizor. Rreth 25% e peshës së njeriut e zënë kockat dhe gjysma e 206 kockave të trupit gjenden në duar dhe këmbë.

Kockat
Kockat mbahen nga një sistem gjenial nyjesh dhe menteshash që i mundësojnë kurrizorëve të lëvizin.Kockat nuk janë aq të forta dhe të rënda siç duken. Nga brenda kanë hapësira boshe, që i bëjnë të lehta dhe lejojnë kalimin e enëve të gjakut dhe të nervave.Kockat janë inde të gjalla - ato rriten dhe shërohen vetë, një lloj si lëkura. Në raste të thyerjes së ndonjë kocke, indi i ri kockor formohet me shpejtësi dhe plotëson boshllëkun. Me rastin e stërvitjeve të trupit ato ngjeshën dhe bëhen më të forta.Kockat lidhen ndërmjet veti me nyje të cilat ju mundësojnë atyre njëherit që të mund të lëvizin. Nyjet tek gishtat, bërrylat dhe gjunjët punojnë si mentesha, duke kufizuar lëvizjen kryesisht vetëm në një drejtim. Po ashtu është karakteristike edhe nyja e legenit dhe e shpatullave që kanë formën e një topi brenda një zgavre. Kjo zgjidhje i lejon krahët dhe këmbët të lëvizin lirisht në çdo drejtim. Në të gjitha nyjet e lëvizshme ndodhet një lëngë që rrethon nyjen dhe e bën atë të lëviz me lehtësi.

Ndërtimi i eshtrave

Janë të ndërtuara nga: qeliza kockore , kripëra (kalciumi,fosfori) , që të jenë të forta të cilat shtresohen vazhdimisht , proteinë (kolagjen) që të jenë elastike. Eshtrat kanë edhe një tjetër karakteristik d.m.th posedojnë inde për qarkullimin e gjakut ,enë limfatike dhe fije nervore .

Qelizat të cilat prodhojn eshtra quhen osteoblasete,më para këto qeliza kanë prodhuar substanca të cilat quhen materie ndërqelizore dhe është i vendosur në mes të qelizave ku ka sasi të madhe kologjeni.Materiali ndërqelizor posedon grupe qelizash të forta të quajtura osteocite.Osteocitet janë qeliza të gjalla por nuk japin ind të ri ashtëror.Ka dhe disa qeliza të tjera të cilat quhen osteoklaste të cilat janë përgjrgjëse për resorbimin dhe ndërtimin e ashtit. Eshtrat në qendër të ashtit posedojnë zbraztirën e cila është diafiza dhe dy skajet jo të rregullta epifiza. Ka dy lloje të indit ashtëror: Njëri është lloj I vërtet ose asht kompakt (kocka e fortë). Ky lloj ashti merr pjesë në ndërtimin e eshtrave të gjata dhe pjesën sipërfaqësore të eshtrave tjera.

Lloji tjetër I ashtit është indi sungjeror ku ka hapësira të zbrazta në krahasim me llojin e vërtet. Eshtrat kanë dy lloje të palcës :palca e kuqe e cila gjendet në skaje të eshtrave të gjata dhe te eshtrat e tjera më të vogla gjendet në mes që krijojnë qelizat e kuqe të gjakut,palca e verdh e cila gjendet në mes të eshtrave të gjata në hapsirën e përbërë prej qelizave yndyrore.Mbështjellsi i brendshëm i cili mbulon pjesën e ku ndodhet palca quhet endosterum ,e cila ndihmon në rritjen dhe përtrirjen e indit ashtror.

Eshtrat nga jasht janë të mbështjellura me periost me përjashtim të mollzave(epifiza). Në pjesën e brendëshme të ketij mbështjellësi ka osteoblaste të cilat janë të pazëvendësueshme për krijimin e ashtit , jo vetëm gjat rritjes por edhe gjatë fatkeqësive kur thyhet ashti. Enët e gjakut dhe limfatike në shtresën e periostit kanë rolin e furnizimit me ushqim ashtin,ndësa fijet nervore nevojiten atëherë kur ashti është i thyer .