Author Topic: Bregdeti Jon  (Read 8890 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Iliria

  • Guest
Bregdetai Jon
« Reply #3 on: February 22, 2009, 05:52:58 AM »
Sigurisht

Endry

  • Guest
Bregdeti Jon
« Reply #2 on: February 22, 2009, 12:24:51 AM »
Do doja te shtoja dicka ne lidje me emerimin e detit Jon , nuk e di nese e dini kete por emri e ka origjinen nga Iliriashtja apo Shqipja e socme Jon - e jona , deti Jon u quajt keshtu sepse ishte nje det i cili pershkohesh shum shpesh nga Iliret me anije ne lashtesi duke peshkuar apo transportuar mallrat e tyre nga Iliria drejte Italise apo edhe Romes se atehereshme apo edhe me heret se perndoria Romake .
Deti Adriatik edhe deti Jon ne lashtesi kan pasur te njetin emer , komplet deti quhej Jon , sepse ishte deti i Ilireve edhe Romaket e moren emerimn nga Ilirishtja dhe e perkethyen ne Italishte duke e quajtur ate "Nostra Mare" nderkohe qe ne te tere boten e dijne me emrin Jon nga Ilirishtja .
Ndarja e detit Jon nga deti Adriatik u be ne perjudhen e arkitektit me te math te koherave qe historia deri me sonte ka njohur "Adrianit" per te cilin thuhet se ka qen me origjin Ilire, i cili besonte se njerezit ne kete bote jane thjesht kalimtare dhe nje dite vdesin , por ai kishte qellim qe te arrinte te ngelej i pa vdekshem ne historine e njerezimit dhe per kete ai punonte jashtzakonisht shum duke ndertuar gjithkund ne te gjith europen vepra gjigande dhe me nje arkitekture shum te bukur qe te ngeleshin per gjithnje . Dhe duke dashur te veje doren e tija kudo Adriani pa se deti Jon mund te ndahej ne dy dete sipas pozites se tij gjografike dhe keshtu detin verior te Jonit e quajti Adriatik nga emeri i tij , mbase edhe per arsyen se ka dashur te tregoje se eshte gjysem Ilir dhe gjysem Romak ne perberje dhe ky det gjithashtu lag te dyja bregdetet te cilat kan qen dhe origjina e Adrianit .

Mbase kjo shton njecike dijet per origjinen e popullit Shqipetar dhe lashtesin e tija ne trojet qe gjendet sonte .
« Last Edit: February 22, 2009, 11:33:51 AM by Endry »

admin

  • Guest
Bregdeti Jon
« Reply #1 on: April 26, 2008, 11:07:14 AM »
Fillon nga Uji i Ftohtë ne Vlore  dhe vazhdon  me disa nderprerje  të vogla  te kepi i Stillos. Dallohet për intesitetin e madh abraziv, për shkak se deti është i thellë e derdhjet e lumenjve mungojne. Si pasojë, dallgët mund të arijnë një lartësi  me shume se 4 m. duke u përplasur fort me brigjet shkëmbore. Në këtë mënyrë ato  thyhen e formojnë thyerje të ndryshme (Uji I Ftohte etj) dhe të cara zakonisht vertikale, që arijnë deri në lartësinë 100 m. Në bregun Jonian ju do të zbuloni disa gjire të vogla dhe plazhe mjaft te rehatshem per banjo dielli dhe shpesh here edhe intim.

Pergjate tij mund te gjesh gjire të medhenj tektonik sic jane Gjiri Vlores, Porto Palermos, Gjiri Sarandes etj. Plazhet dhe gjiret ofrojne mundesi me te medha per zhytje, vozitje, peshkim etj.

Bregu i Rivierës Shqiptare karakterizohet nga temperature te larta. Rrjedhimisht  kulturat dhe pemët subtropikale gjejnë kushtet te favorshme për t’u ritur. Riviera është një nga bukurite e rralla  të natyrës Shqiptare dhe një nga vëndet më piktoreske  të Mesdheut, me një potencial turistik të lartë, i cili ne vitet e fundit ka filluar te perdoret dhe zhvillohet gjeresisht.
Prezanca ne Shqiperi e deteve, liqeneve, lagunave, lumenjve, deltave etj. tregon zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor. Klima tipike mesdhetare krijon kushte ideale për pushime në deltat e lumenjve dhe brigjet shqiptare ne pergjithesi. Në pjesën më të madhe të bregdetit, kryesisht në jug, pushuesit mund ti fillojne pushimet e tyre duke filluar qe nga  fundi i Prillit, deri ne Tetor.

Bregdeti Shqiptar duke qënë i populluar që në antikitet, krijon mundësi, për t’u njohur edhe me historinë Shqiptare, kulturën e te vecantat e tyre.

Interesi per antikitetin dhe burimet kulturore të Shqiperisë lidhen kryesisht me dy aspekte, vetë lashtësine dhe historinë e kulturën e saj, si nje nga  vëndet më të vjetra të Evropës, gjithashtu dhe fale zhvillimit te saj mes kufijve të lindjes dhe perëndimit. Bukuria dhe pozicioni i saj gjeografik, bëjnë që Shqipëria të ofroje shume më teper, për t’u pare e treguar gjithe vizitoreve dhe turisteve qe vijne dhe vizitojne kete zone, duke mos ofruar vetem pushim per det dhe diell por gjithashtu nje trashegimi te tere historike, kulturore, natyrore etj.

Ka shume fakte historike,objekte kulturore dhe arkeologjike me mjaft vlera për t’u vizituar,te cilat jane gjurme dhe dëshmi e gjalle e nje popullimi që në erën Paleolitike. Në lashtësi shumë qytete të rëndësishme ilire lulëzuan pikerisht përgjate bregdetit. Edhe gjatë mesjetës disa nga qytetet bregdetare janë dalluar për zhvillimin e tyre duke ofruar një trashëgimi të pasur kulturore, e cila është materializuar në monumentet e shumta kulturore, të cilat mund t’i ndeshim në gjithë bregdetit shqiptar.


« Last Edit: April 06, 2009, 08:54:03 PM by admin »